MENU
klinika

“Verë n’dimër”

Don Xhoni dhe Butrinti na zbulojnë më shumë rreth këngës

11.12.2021 - 12:52

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Reperi, gjithashtu njihet edhe për miqësinë shumë të mirë që ka me këngëtarin Butrint Imeri. Dyshja prej kohësh kanë treguar se kanë një miqësi shumë të mirë që duket se do ta përdorin edhe në muzikë duke na sjellë kështu një dhuratë shumë të bukur për festat e fundvitit.

E pak më parë, Butrinti dhe Don Xhoni kanë zbuluar pak më shumë detaje rreth këngës së tyre. Teksa kanë publikuar një vizatim ky duken dy djemtë dhe një vajzë misterioze, dy artistët kanë zbuluar edhe titullin e bashkëpunimit “Verë n’dimër”.

Epo, presim surpriza prej dyshes…

Mirëpo, përpos muzikës, dyshja takohet edhe për të qëndruar me njëri- tjetrin, siç ka bërë fundmi Don Xhoni, i cili e ka ftuar Butrintin në vendlindjen dhe qytetin ku jeton, në Drenicë. Me një mikpritje shumë ngrohtë, ushqim të mirë tradicional, shtuar me humorin e reperit, me anë të disa video-ve, artistët na e bënë me të vërtetë për zili.

Ky do të jetë bashkëpunimi i parë i Donit me një artist. Jo vetëm me këngë, por reperi ka zbuluar se në dhjetor do të vijë edhe me ‘specialitetin’ e tij që janë ‘freestyle-t’.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?