MENU
klinika

Deklarata

Donaldi u jep fund spekulimeve: Beatrix është ajo që dua…

01.12.2021 - 10:27

Dyshja më e komentuar e ditëve të fundit është edhe Donaldi dhe Beatrix.

Spektaklin e djeshem ata u përpoqën t’i japin fund njëherë e mirë dilemave mbi afrimitetin e tyre.

Pasi ndoqën një klip me momentet më të bukura të marrëdhënies së tyre, Donaldi vendosi që të shuajë përfundimisht zërat në publik.

‘’Unë e di që Beatrix ka një siklet për këtë çështje por sot dua të them që unë do bëj çfarë të dua, dhe ajo që dua është kjo’’,- tha ai duke vulosur gjithë spekullimet mes banorëve dhe në publik.

Nëpërmjet kësaj deklarate Donaldi lë të nënkuptohet se do të fokusohet totalisht tek raporti i tij me Beatrix duke lënë pas edhe një histori të pambyllur me moderatoren Bora Zemani.