MENU
klinika

Varri i një heroi të...

Esad Pashë Toptani, rënë për ”atdheun”!

05.12.2021 - 19:16

      Esadi, pohonte me shkrim: “Besnikëria e Esad Pashës ndaj popullit serb dhe qeverisë mbretërore serbe. mbetet e pandryshuar dhe kategorike. Ai e ka lidur fatin e tij me Serbinë…” 

Nuk ka asnjë rast që të bëhen homazhe serbe në varrezën ushtarake të Serbisë në Thias, në Paris dhe të mungojnë lulet në nderim të varrit të Esad Pashës nga serbët. Ministra, ambasadorë, figura shtetërore, veteranë, figura të njohura serbe, fëmijë etj., bëjnë homazhe ndër vite në këtë varrezë serbe. Mes gjithë varreve serbe që janë me kryq, bie në sy varri i vetëm me shkrim osmanishte dhe me gjysmëhënë e yll. Ky është varri i Esad Pashës, mbi të cilin shkruhet ashtu si në çdo varr serb aty: “Mort pour la patrie” (rënë për atdheun). Edhe sot e kësaj dite figura e Esadit shihet me respekt të thellë nga serbët.

“Marrëveshja e Tiranës e 28 qershorit, 1915 [e Esadit me serbët], u firmos pasi 20 000 trupa serbe futën nën kontroll krahinat rebele të Elbasani dhe të Tiranës, në fillim qershorit dhe shpëtuan regjimin e Esadit në Durrës. Nën këto kushte, Esad Pasha ra dakord që të japë Pogradecin dhe Hasin, derisa një komision ndërkombëtar i pasluftës të përcaktonte kufijtë.

Marrëveshja përcaktonte institucione të bashkuara për ushtrinë, punët e jashtme, administrata të përbashkëta dhe një Bankë Kombëtare të përbashkët [serbo-shqiptare]. I mbështetur nga Serbia, Esad Pasha do të zgjidhej Princ (mbret) i Shqipërisë dhe sipas miratimit të Asamblesë së tij Kombëtare, do të propozonte, në bashkëpunim me qeverinë serbe, një draft kushtetor dhe do të formonte një kabinet mbështetës të bashkimit serbo-shqiptar. Trupat serbe supozohej të qëndronin në Elbasan dhe Tiranën deri në plotësimin e marrëveshjes.

Në rast të një kërcënimi ushtarak italian ndaj Durrësit, Esad Pasha ishte i detyruar që të thërriste trupat serbe për të frenuar pushtimin italian të kryeqytetit të tij”
(D.T. Batakovic, “Essad Pasha and Serbian Government, 64-65, 68-69).

Në një letër të N. Jovanovic për N. Pashiç të 1917, gjendet e bashkëlidhur edhe një letër e East Pashës për Pashicçn, e datës 9/22 janar. Në mbyllje, pasi i parashtron të gjitha problemet që po has aleanca e tyre ndaj kundërshtarëve që kanë, ai ritheksonte premtimet e tija të thella ndaj Serbisë: “Besnikëria e Esad Pashës ndaj popullit serb dhe qeverisë mbretërore serbe, mbetet e pandryshuar dhe kategorike. Ai e ka lidhur fatin e tij me Serbinë dhe pavarësisht pengesave të ndryshme, ka zgjedhur të ndjekë rrugën që Serbia ka përcaktuar për të. Nuk ka forcë në botë që të mund të lëkundë vendimin e tij.”

Pjesa e fundit është shkëputur nga studimet e akademikut historian serb Dusabn. T. Batakovic, për lidhjet e Esad Pashës me shtetin serb; burimi: AS [Arhiv Srbije/Arkivi i Serbisë], MID, AO, N. Jovanovic për N. Pashic, Korfuz, 14/17 janar 1917, conf. A, no. 14.
Thënie për shqiptarët
____________
Fotografitë me ngjyra, nga varrezat ushtarake serbe në Paris, aty ku gjendet varri i Esad Pashës

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Esat Pasha nga Durrësi, për "Le journal"

“Gjysma e shqiptarëve duan Austrinë, gjysma Turqinë”