Sot mbahet samiti i radhës i “Ballkanit të Hapur” në Tiranë. Pritja në Pallatin e Brigadave ishte parashikuar në orën 09:00 por dy delegacionet nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë mbërritur me vonesë, duke bërë që kryeministri Rama t’i presë mes të ftohtit Vuçiç dhe Zaev.
Kujtojmë se një ditë më parë Vuçiç dhe Zaev u priten ne nje darke në qytetetin e Elbasanit, ndërsa në Tiranë para kryeministrise zhvillohshin protesta te organizuara nga Sali Berisha.
Për shkak të protestës së organizuar në Tiranë nga Sali Berisha, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka ndryshuar axhendën e tij. Ai nuk është akomoduar fillimisht në hotel “Rogner” në Tiranë, por e ka anashkaluar kryeqytetin për të mbërritur përmes Unazës së Re në Elbasan, në kompleksin “Rozafa City Fish”.
Policia kishte marrë masa të forta sigurie që detyruan të mbyllin plotësisht qarkullimin në unazën e Elbasanit gjatë kohës që pritej të kalonte Presidenti Vuçiç. Më parë në kompleksin turistik kishte mbërritur Edi Rama me delegacionin e tij.
Ndërsa Kryeministri i dorëhequr Zoran Zaev ka mbërritur përmes doganës së Qafë-Thanës në Elbasan.
AXHENDA
09:00 – Mbërritja e delegacioneve në Pallatin e Brigadave
(mundësi foto)
09:05 – Takimi i 3 drejtuesve (në Pallatin e Brigadave)
Kryeministri Edi Rama, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç
dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev
09:30 – Seancë
I PARI QË MERR FJALËN:
Kryeministri Edi Rama
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev
Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu
Drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s, Emir Djikic
Drejtori i Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë,
Marko Cadez
Në seancë marrin pjesë edhe krerët e dhomave të tregtisë:
Ines Muçostepa, Antoni Peshev,
10:30 – Pushim
10:45 – Diskutimi i liderëve mbi axhendën e ardhshme për
Ballkanin e Hapur
12:00 – Forumi Rajonal për Bujqësi dhe Bashkëpunim Rajonal
PANELI:
Edi Rama
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç
Branislav Nedimoviç
Siniša Mali
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev
Zëvendëskryeministër dhe Ministri i Financave të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të ujërave,
Trajan Dimkovski
Ines Muçostepa
NË SEANCË MARRIN PJESË EDHE:
Kryetarët e dhomave të tregtisë + 5 përfaqësues të agrobiznesit
13:00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e tre liderëve
të iniciativës ballkanike të hapur
MARREVESHJET QE DO FIRMOSEN
1. Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.
2. Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
3. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.
4. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).
5. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).