MENU
klinika

Drejtoria e Tatimeve thirrje bizneseve

Fiskalizimi/ “Duke filluar nga 1 janari duhet të…”

09.12.2021 - 12:42

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka rikujtuar të gjitha bizneset dhe tatimpaguesit në lidhje me afatin e vlefshmërisë së certifikatës elektronike.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në web, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve risjell në kujtesën e tatimpaguesve se duke filluar prej datës 1 janar e vitit të ardhshëm, të gjitha bizneset e fiskalizuara që lëshojnë faturë elektronike do të duhet të nisin procedurat për riaplikim për certifikatën elektronike.

Njoftimi i plotë

DPT kujton pёr riaplikim tatimpaguesve qё ju skadon afati i vlefshmёrisё sё certifikatёs elektronike

Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve risjell nё vëmendjen e tatimpaguesve, tё cilёt prej 1 Janarit 2021 kanё nisur tё lёshojnё faturё në formë elektronike nё kuadёr tё procesit tё Fiskalizimit, se duhet tё marrin masat pёr tё nisur procedurat e riaplikimit pёr certifikatёn elektronike.

Kujdes: Në bazë të Ligjit 87/2019 “Për Faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, vetёm tatimpaguesve tё cilёve po ju afron afati i skadimit tё kёtij skedari digjital, duhet tё riaplikojnё për t’u pajisur sёrish me Çertifikatën Elektronike.

Administrata Tatimore kujton se ky dokument ka njё vlefshmёri 1 vjeçare, me njё kosto prej 4000 Lekёsh dhe është një nga elementët e domosdoshëm pёr Fiskalizimin. Ajo është e lidhur në mënyrë unike me biznesin si entitet.

Mёnyra e riaplikimit ёshtё e njёjtё me atё qё keni vepruar edhe herёn e parё. Klikoni online tek Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) nëpërmjet portalit e-Albania, në linkun https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13691 dhe zbatoni me radhё tё gjithё hapat e treguar aty.

Gjithashtu mund tё ndiqni edhe videon nё kanalin zyrtar nё Youtube tё DPT-sё nё linkun https://www.youtube.com/ëatch?v=3EFNggtVElA ku shpjegohen nё mёnyrё tё detajuar veprimet qё duhet tё kryeni.

Administrata Tatimore mbetet në dispozicionin tuaj dhe për çdo pyetje apo paqartësi lidhur me procesin e Fiskalizimit mund të drejtoheni në çdo moment në platformën Help Desk, në faqen http://helpdesk.tatime.gov.al.