Frutat e thata, duke përfshirë rrushin e thatë, kumbullat e thata dhe fikun janë produkte me shumë vlera dhe të shëndetshme.
Këto fruta janë shumë të pasura me antioksidantë dhe nga pikëpamja ushqyese janë të ngjashme me frutat e freskëta.
Megjithatë, ekzistojnë disa dallime kryesore midis dy produkteve.
– Frutat e thata përmbajnë më pak ujë sesa frutat e freskëta. Sipas disa studimeve, një gjysmë filxhani me fruta të thatë është përafërsisht e barabartë me një filxhan me fruta të freskëta.
– Shkalla e nxehtësisë që përdoret për tharjen e frutave mund të shkatërrojë disa nga ushqyesit dhe antioksidantët. Prandaj, frutat e thata kanë nivel më të ulët të vitaminës C se sa frutat e freskëta.
– Disa kompani që prodhojnë fruta të thata shtojnë ëmbëlsues të rafinuar si shurup të fruktozës ose saharozë. Kjo rrit numrin e kalorive tek frutat e thata.
Për shembull, 100 gram rrush i thatë përmban 290 kalori në krahasim me 69 kalori që përmban 100 gram rrush i freskët.
– Dioksidi i squfurit përdoret zakonisht si ruajtës tek frutat e thata (sidomos kajsia).