MENU
klinika

Çfarë ofron?

Gmail po bëhet edhe më i mirë

21.12.2021 - 12:10

Aplikacioni i mirënjohur i e-mailit zgjeron horizontet duke prezantuar veçori për aktivitete gjithnjë e më komplekse të zyrës, raporton faqja amerikane për teknologji, The Verge. Gmail për iOS dhe Android tash e ka mundësinë edhe për video dhe audio telefonata. Funksioni i bërë publik në muajin shtator aktualisht ofron mundësinë e telefonatave midis dy përdoruesve dhe vjen për këdo që përdor Google workspace, G Suide ose llogaritë personale të Google.

Edhe pse dikur ishte e mundur të niseshin telefonatat përmes Gmail, deri më tani ato kanë qenë të lidhura me Google Meet. Tani e tutje, thirrjet e thjeshta video dhe audio, do të jenë një opsion për të gjithë përdoruesit përmes dritares së bisedës.Shtesa e thjeshtë që lejon Google ta kthejë Gmail-in në një platformë qendrore për të gjitha shërbimet e komunikimit, e ka bërë këtë lëvizje edhe më solide. Postimi i Google, për më tepër, vë në dukje se përdoruesit do të ridrejtohen në Gmail edhe nëse ata fillojnë bisedën përmes Google Chat.

Në këtë mënyrë, funksioni bazë për dërgimin e e-maileve tani është vetëm një e katërta e aplikacionit Gmail. Në të tani kemi korrespondencë në Chat, përgjigjen e Google ndaj Slack të quajtur Spaces dhe më në fund – Meet, një aplikacion videokonferencash, përfundon The Verge.