MENU
klinika

NBA

Golden State humbin shkëlqimin, bien edhe Nets

05.12.2021 - 11:05

Dy skuadrat kryesuese (Perëndim dhe Lindje) humbin në ndeshjet përkatëse. Golden State u mund në shtëpi 107-112 nga San Antonio Spurs. Tani Warriors ndajne kreun me Phoenix Suns. Curry ishte shënuesi më I mirë me 27 pikë, por që nuk mjaftuan për vendasit.

Në Lindje, Brooklyn Nets humbi në shtëpi me Chicago Bulls 107-111, në një sfidë ku diferencën e bëri dyshja mike LaVine-Derozan, që realizuan 60 pikë (31 dhe 29), ndërsa për vendasit Durant shënoi 28 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN