MENU
klinika

“Do më vrasë kur të dalë”

Graciano Tagani tregon sekretin e Einxhel

19.12.2021 - 15:17

Gjatë ditës së sotme në programin “Big Brother Fun club” u dikustua edhe në lidhje me Einxhel.

Kujtojmë se Einxhel u prek shumë në momentin kur Dj Dagz u largua nga shtëpia, madje nisi të qante.

Të ftuarit janë pyetur nëse Einxhel mund të krijonte një lidhje dashurie me Dagz. Në këtë moment ka reaguar një miqtë e saj më të mirë, Graciano Tagani.

Ai është shprehur se ka një arsye pse Einxhel nuk pranon të afrohet shumë me Dj Dagz. Sipas Gracianos, Einxhel ka një lidhje disa vjeçare jashtë shtëpisë.

“Këtu unë dua të zbuloj një sekret të Einxhel, e di që do më vrasë kur të dalë… ajo ka një lidhje disa vjeçare jashtë, kjo pengon lidhjen e tyre”, është shprehur Graciano.