MENU
klinika

UEFA zbaton protokollin

Infektime në masë te Tottenham, por nuk shtyhet ndeshja

07.12.2021 - 19:15

Tottenham Hotspur preket në masë nga korona. Pas 3 fitoreve radhazi në kampionat, Antonio Contes do t’i duhet t’i bëjë mirë llogaritë për dy ndeshjet e radhës atë ndaj Rennes në Conference League dhe sfidën ndaj Brighton në Premier League.

6 lojtarë dhe 2 anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitivë në testet e fundit që kanë kryer dhe lajmi ka marrë konfirmim nga mediat angleze.

Nuk bëhen të ditur emrat e futbollistëve të infektuar, ndërkohë që drejtuesit e Tottenham i kanë kërkuar Federatës Angleze të Futbollit të shtyjë sfidën ndaj Brighton dhe ndoshta FA mund ta pranojë kërkesën e Spurs-ave.

Megjithatë, ka pak gjasa që të shyhet dueli i Conference League mes Spurs dhe Rennes, pasi UEFA nuk toleron përsa i përket kësaj pjese dhe nëse Tottenham do të ketë në dispozicion 13 lojtarë mes tyre edhe 2 portierë do të zbresë rregullisht, sfidë në të cilën luhet edhe kualifikimi për më tej.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesazhi i trajnerit për Benfican

Bayern me formacionin më të mirë ndaj Barçës