MENU
klinika

Serie A, Java 15

Inter bën detyrën në “San Siro”, bie Roma

01.12.2021 - 21:32

Vazhdon ngjitja e Inter-it drejt kreut të Serisë A. Kampionët në fuqi të Italisë kanë mposhtur 2-0 në shtëpi Spezia-n e Rey Manajt dhe tani janë ngjitur përkohësisht në vendin e dytë të renditjes, duke parakaluar Milan-in.

Nga një gol për pjesë në sfidën e luajtur në San Siro. Gagliardini ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 36-të falë një asisti të mrekullueshëm të Lautaro Martinez, me këtë të fundit që ka shënuar golin e dytë në minutën e 58-të.

Bie Roma. Verdhekuqtë janë mundur 1-0 në fushën e Bologna-s. Ka qenë një gol i mrekullueshëm i Svanberg që ka ndëshkuar skuadrën e Jose Mourinho-s në minutën e 35-të të pjesës së parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN