MENU
klinika

Nga Bora Zemani tek vëllezërit Veshaj e Marina Vjollca

Ja sa paguhen personazhet e showbizz-it

22.12.2021 - 17:02

Nga 73 mijë lekë të reja deri në 1 milion të reja, janë pagat e personazheve të njohur të showbizz-it të publikuara sot në media dhe të shpërndara në rrjetet sociale.

Nuk dihet se si këto të dhëna janë zbuluar, por lajmi ka ngjallur kuriozitet të madh, sidomos për një pjesë të njohur të personazheve publike. Në listën e mëposhtme shihet se personazhi më pak i paguar është Inis Gjoni dhe më i paguari rezulton Turjan Hysko.

Pas publikimit të të dhënave, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka deklaruar se do të depozitojë një kallëzim penal në prokurori për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Bora Zemani 321,373.00
Luana Vjollca 542,710.00
Alketa Vejsiu 80,000.00
Donald Veshaj 30,475.00
Romeo Veshaj 30,475.00
Ermal Mamaqi 120,000
Amarda Toska 80,000.00
Arbana Osmani 986,927
Inis Gjoni 73,767
Turjan Hysko 1,002,217.00
Gentian Zenelaj 456,400.00
Ledion Liço 432,532.00
Marina Vjollca 390,026.00
Armina Mevlani 190,797.00