MENU
klinika

Serie A, Java 16

Juventus bën detyrën dhe ngjitet i pesti

05.12.2021 - 23:45

Juventus bën dy fitore radhazi nga 2-0, e fundit në shtëpi ndaj Genoa-s dhe ngjitet në vendin e pestë në Serie A. Gjithsesi, Champions mbetet ende larg, 7 pikë, dhe duhet një seri fitoresh për ta arritur.

Gjithçka nisi bukur dhe në dishezë me perlën e Cuadrado në këndore, por pastaj falë super pritjeve të Sirigu dhe pasaktësisë, gjithçka u zvarrit deri në fund.

Dybala ka gjetur një gol të bukur disa minuta nga fundi duke vulosur fitoren e dytë radhazi pas asaj ndaj Salernitana. Skuadra e Allegrit shfrytëzon humbjen e Romës ndaj Interit, teksa afrohet me hapa të vegjël në një javë vendimtare duke parë se në të njëjtën kohë fitoi edhe Fiorentina.