Në sport apo lojëra të ndryshme futet edhe fati si pjesë e suksesit, në shah ky element nuk ekziston. Prandaj dhe kur ka surpriza, marrin jehonë të madhe. Kampioni i botës në shah, Magnus Carlsen, ka pësuar humbjen që ka shkaktuar jo pak tronditje dhe befasi.
Disfata mbërriti ndaj gjeniut 17-vjeçar Nodirbek Abdusattorov. Loja eci me ritëm të shpejtë dhe djaloshi nga Uzbekistani arriti që të befasojë kampionin e botës.
Carlsen mbërriti si kampion në kampionatin botëror të shahut që po zhvillohet në Varshavë, ndërsa Abdusattorov është në rrugën e duhur për të fituar titullin. “Ndeshja ishte e barabartë deri në fund. Por nuk e kam mbyllur këtu, turne vazhdon”, – tha djaloshi që ishte disi i trembur pas suksesit.
🇺🇿 Nodirbek Abdusattorov defeats @MagnusCarlsen in round 10 of the World Rapid Championship!! 😲
The 17-year-old now sits in first alongside
Ian Nepomniachtchi with 8/10! #RapidBlitz pic.twitter.com/v00ll1sZt2— Chess.com (@chesscom) December 28, 2021