MENU
klinika

I përgjigjet ndjekësit

“Ke boll lekë, lëre TV”, ç’mendon Alketa Vejsiu

14.12.2021 - 14:59

Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të suksesshme. Ajo prej vitesh është pjesë e ekranit dhe çdo emision i saj gëzon një audiencë shumë të madhe.

Alketa është shumë aktive në rrjetet sociale, ku këtë herë i ka dhënë mundësinë fansave të bëjnë pyetjet që dëshirojnë.

Një nga fansat e ka pyetur se sa herë në ditë, i thotë vetes se ka boll lekë, prandaj duhet ta lëre tv.

“Dashuritë dhe pasionet nuk blihen me para! Do punoj sa të kem forcë”, u përgjigj moderatorja.

Kujtojmë që ajo është marr edhe me muzikë, kur ka qenë në fillimet e karrierës. Në atë kohë, Alketa realizoi disa hite që dëgjohen ende sot.