MENU
klinika

Reshjet mbushin “Fierzën”

KESH ndërpret importin e energjisë elektrike

06.12.2021 - 19:16

Që prej një jave Shqipëria nuk importon energji elektrike për të furnizuar vendin. Reshjet intensive të shiut kanë ndikuar në rritjen e prurjeve në kaskadën e Drinit dhe si rezultat edhe në sasinë e energjisë së prodhuar.

Në total prodhimi i energjisë elektrike rezulton se është afërsisht  20 mijë megavatorë  në ditë në të tre HEC-et. Sipas Korporatës Elektronergjetike Shqiptare prurjet në kaskadën e Drinit kanë arritur në 1481 m3/s nga 85 m3 në sekondë që kanë qenë dy javë më parë.

Po ashtu edhe niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka arritur  të kaloj pikën kritike ndërsa niveli i regjistruar është 270,23m. Edhe në HEC-et e tjera gjendja  ka njohur përmirësim si në kuota po ashtu edhe në sasinë e prodhuar të energjisë. Në  Koman  niveli ka arritur 172.2 m ndërsa në Vaun e Dejës niveli rezulton  74.60 m3/s.

KESH bën me dije  se në Fierzë  aktualisht nuk po prodhohet energji elektrike por jo me kapacitet të plotë  me qellim rritjen e rezervës energjetike ndërsa në dy HEC-et e tjera po  prodhohet me kapacitet të plotë.

Pak muaj më parë qeveria ka shpallur emergjencë energjetike në vend ndërsa çmimi I energjisë elektrike në bursë arriti në nivele rekord pasi shumë vende ishin në krizë energjetike .Për të shmangur problemet e furnizimit me energji Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike iu akorduar në garanci sovrane në vlerën e 20 miliard lekëve

Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit:

Hec Fierzë 270.23 mmnd,

Hec Koman 172.27 mmnd,

Hec Vau Dejës 74.60 mmnd

Prodhimi  i energjisë në ditë :

Hec Fierzë, 1610 MWh

Hec Koman, 7210 MWh

Hec Vau Dejës, 4130 MWh

 

GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri

Aktiviteti i djalit të 62-vjeçares! Dëshmia e tij

Tritoli në Shkodër ishte paralajmërim! Pista e hetimit