MENU
klinika

Një qytetari iu dha legalizimi para se të bënte dokumentet!

Korrupsion në Kadastrën e Durrësit, 3 raste flagrante!

01.12.2021 - 13:31

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka denoncuar raste të tjera korrupsioni të kapur nga njësia antikorrupsion.

“Dua t’ju siguroj që kemi në rrugën e duhur. Unë sot dua ta nis me një falënderim për punën e Njësisë Antikorrupsion por edhe për bashkëpunimin me prokurorinë. Të gjitha rastet e denoncuara nga ne janë regjistruar si vepra penale. Për rastin e Fierit ku ne denoncuam korrupsionin në AKU, gjykata e ka lënë njërin në burg ndër tjetri ‘arrest në shtëpi’. Dua të ndaj me ju disa raste të reja.

E nisim me kadastrën, që është edhe objekti i përditshëm dhe i drejtpërdrejtë i punës sonë ku kemi rastet më të shumta të referuara.

Në Kadastrën e Durrësit ka raste që po trajtohen. 2 rastet e para kanë të bëjnë me lejë legalizimi në kundërshtimi me ligjin. Nuk respektohen procedurat. I treti është flagrant. Është printuar leja e legalizimit dhe i është dhënë qytetarit dhe më pas janë bërë proceduarat. Data e dhënies së lejes është më parë se të bëheshin dokumentet. Është e kuptueshme se cilat janë interesat që të çojnë drejt shkeljes së ligjit dhe procedurat.

Rasti tjetër ka të bëjë me doganën e Korçës. Një nëpunës është bërë pjesë përmes dokumenteve shkollore të falsifikuara. Përveç doganierit ne kemi denoncuar edhe noterin, për të cilin kemi kërkuar edhe hetimin disiplinor. Rasti i fundit ka të bëjë me drejtorinë er DSHTRR, që ka të bëjë me ryshfetin direkt në sportel”, tha Manja.