MENU
klinika

Kallanxhi tregon emrat dhe qytetet

Kush janë më të kërkuarit në Google në Shqipëri?

16.12.2021 - 13:33

Themeluesi i “Big Media Expert”, Tomi Kallanxhi ka treguar për personazhet më të këkruar në varësi të disa qyteteve në Shqipëri.

Në një intervistë për “Abc e Mëngjesit” ai tha se Berisha ishte më i kërkuari në “Google” në qytetin e Vlorëës, Rama në Gjirokastër dhe Basha në Fier.

“Njeriu më i kërkuar në Vlorë sot në Google është Sali Berisha, kurse Lulzim Basha sot është njeriu më i kërkuar në Fier. Kurse çuditërisht, Edi Rama është njeriu më i kërkuar në Gjirokastër. Sigurisht, që dy gjërat më të kërkuara në Gjirokastër është Edi Rama dhe bitcoin”, tha Kallanxhi.