MENU
klinika

U fut në qeveri

Lista me 47 postet që “rrëmbeu” Alternativa në Maqedoni

05.12.2021 - 11:31

Partia Alternativa vendosi që të bëhet pjesë e qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Alternativa, që drejtohet nga Afrim Gashi, deri tani ishte në koalicion opozitar me Aleancën për Shqiptarët. Hyrjen në Qeveri partia Alternativa e arsyetoi me zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, në veçanti me procesin e integrimit evropian. Mediat shqiptare në Shkup kanë zbuluar paktin e Gashit me Zaev për futjen në qeveri që përfshin 47 poste nga ministritë te drejtoritë.

Lista e plotë sipas Alsat:
1. Ministrinë e Shëndetësisë
2. Ministrinë e Informatikës
3. Nenkryetar parlamenti
4. Ministër të diaporës
5. Zëvendës kulturë
6. Zëvendës arsimi
7. Zëvendës bujqësi ose Financa transport
8. Mepso
9. Transport hekurudhorë
10. Drejtorinë e spitalit Tetovë
11. Koordinator nacional kufitar
12. Fondi pensional
13. Librat ame
14. Zëvendës drejtor në qendrën e provimit
15. Inspektorati i vetqeverisjes lokale
16. Qendra Politike dhe sociale Shkup
17. Zëvendës drejtor në gazetën zyrtare
18. Burgu Idrizove
19. Agjencioni per investime te huaja
20. Agjencioni per ndërmarrësi
21. Muzeu matematik natyror
22. Instituti Trashëgimisë kulturore
23. Inspektorati per Standartizim
24. Teatri Gostivar
25. Biblioteka Tetovë
26. Agjencioni per Rini dhe sport
27. Industria
28. Ndihmës ministër në MPB
29. Udhëheqës sektori në poste
30. Udheheqës sektori në doganë
31. Arkivi Ohër
32. Udhëheqës rajonal në bujqësi në Dolnen
33. Agjensioni për punësim Strugë
34. Kinoteka Strugë
35. Sektori i MPB-së, Tetovë
36. Klinika Shkup
37. Këshill drejtues
38. Këshill mbikqyrës
39. Drejtor i Qendrës për provim
40. NP Rrugët e Maqedonisë këshilli drejtues
41. NP Rrugët e Maqeodnisë këshilli mbikqyrës
42. Këshill drejtues në infrastrukturën hekurudhore
43. Këshill drejtues në aeroport
44. Këshill drejtues në postë
45. Këshill mbikqyrës në postë
46.Këshill drejtuesi kullosat
47. Arkivi Strugë

VMRO-DPMNE tha se beson se kjo qeveri nuk ka legjitimitet për të drejtuar vendin dhe se shumë shpejt do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por Zaev ka deklaruar se nuk dëshiron që në Maqedoninë e Veriut të thellohet kriza politike, në kohën kur vendi është ende optimist se në dhjetor do të arrijë marrëveshje me Bullgarinë për heqjen e vetos për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.