MENU
klinika

Mësojini...

Llojet e perimeve që në fakt nuk ju bëjnë fare mirë!

03.12.2021 - 14:57

1.Specat e rrumbullakët
Janë burim i inflamacionit që çon në sëmundje zemre, kancer, diabet etj. Gjithashtu këto speca përmbajnë solanin, një alkaloid që prek nervat dhe mund të çoj në dridhje të njërit sy.

2.Lakra brussel
Ashtu si brokoli, lakra brussel mund të çojë në fryrje të barkut, gazra ose djegie në stomak. Kjo për shkak të rafinozës dhe sulfatit.

3.Selino
Përveç faktit që mund të digjni kalori duke përtypur selino, në fakt është një perim jo ushqyes. Gjithashtu është zbuluar nga departamenti i agrokulturës në SH.B.A se selino përmban 68 pesticide.

4.Misri
Fatkeqësisht është prodhuar me modifikime gjenetike. Prej kësaj, kur konsumojmë një misër, trupi jonë njihet me proteina që nuk i njeh, të cilat rezultojnë në një sensitivitet dhe kjo mund të jetë arsyeja pse shumë njerëz kanë alergji nga misri.

5.Patëllxhani
Ky perim është i vetmi të cilin mund ta zevëndësoni me mishin. Por nga ana tjetër, patëllxhani vepron si sfungjer duke thithur yndyrnat, kaloritë dhe sodiumin.

6.Patatet
Edhe pse patatet përmbajnë shumë potasium dhe vitamin C, ato shpesh konsumohen të skuqura dhe me shumë kripë duke prishur vlerat ushqyese. Pra jo, patatet e skuqura nuk quhen perime, fatkeqësisht.