MENU
klinika

Pas fjalëve kundër tij

Materazzi i përgjigjet Ibrës me një postim domethënës

01.12.2021 - 19:18

Marco Materazzi i përgjigjet Zlatan Ibrahimovic. Ish-mbrojtësi i Interit ka dashur të ndezë zjarrin e derbit të Milanit duke iu përgjigjur në distancë intervistës së sulmuesit të Milanit, në të cilën Matrix mbahet mend si dikush që “hyri nga pas për të lënduar”.

Në profilin e tij në Tëitter ai publikoi dy imazhe, një të Kupës së Botës të fituar në 2006, një tjetër të Ligës së Kampionëve të ngritur në qiell në vitin 2010. Të gjitha të shoqëruara me një mesazh në të cilin Ibra nuk përmendet, edhe nëse referenca është e qartë.

Ibra, në intervistën e fundit, kur u pyet se cili ishte derbi që ai mbante mend, u përgjigj: 1-0 ndaj Interit me golin timin dhe Materazzi në spital. Kjo duke iu referuar përpjasjes me ish-mbrojtësin e Interit, i cili ka postuar dy trofetë që Ibra nuk i ka fituar në karrierën e tij të gjatë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN