MENU
klinika

Çfarë po ndodh në “Big Brother VIP”

“Më nxirrni që këtu”-Donaldi lë një mesazh mbi xham

05.12.2021 - 11:53

Donald Veshaj duket se nuk po e përjeton mirë situatën e krijuar që prej mbrëmjen e të premtes në “Big Brother VIP”. Së fundmi ai ka lënë një mesazh mbi xham ku shkruan “Më nxirrni që këtu”.

Ndërkaq pranë aktorit qëndronte Beatrix. Kujtojmë se pas spektaklit, Donaldi ka biseduar me Beatrix në lidhje me gjithë situatën e ndodhur . “Thjesht dua ta hedh pas. Do njeriu të qetësohet sepse realisht e respektoj shumë Borën.

E respektoj për të gjitha gjërat që kam kaluar. E di që nuk është mirë edhe shpresoj që realisht të më kuptojë,”-tha Donaldi. “As që diskutohet, ajo është normale. Kur e do dikë,kur ke kaluar një histori të bukur as që nuk bëhet fjalë,” – tha Beatrix.

“Realisht ti më bën të ndihem shumë mirë edhe sinqeriteti jot më çmend.Vdes për njerëzit e sinqertë. Njerëzit që bëjnë, unë e di sa mund të bësh ti në një lidhje”, – i tha Donaldi.