MENU
klinika

Serie A, Java 15

Milan shkëlqen me Ibrën dhe Messian, ngec Napoli

01.12.2021 - 23:45

Milan shkëlqeu ndaj Genoas në transfertë, duke i shkaktuar humbjen e parë trajnerit Shevchenko. Kuqezinjtë triumfuan 0-3, duke iu afruar kreut të renditjes me vetëm 1 pikë larg Napolit, që u ndal 2-2 ndaj Sassuolos në transfertë.

Kuqezinjtë fituan ndaj Genoa-s pa probleme dhe me super Junior Messias, që shënoi dy gola dhe luajti një ndeshje të madhe. Por, sfida nisi me dëmtimin e rëndë të Kjaer, teksa Ibra nga 25 metra hapi “vallëzimin” me një eurogol në goditje dënimi: i 90-ti me Milanin.

E pabesueshmje ajo që ndodhur sonte në Reggio Emilia, ku Napoli ka barazuar 2-2 ndaj Sassuolo, por mënyra se si ka ardhur ka qenë vërtet për të vënë duart në kokë…

Dhe ishte me fat që aksioni i fundit i vendasve u konsiderua faull ndaj Rrahmanit (nga Berardi) sepse do të ishte përmbysje 3-2. Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim, skuadra e Spallettit gjen golin e 0-1 me Fabian Ruiz dhe Mertens pak minuta më pas dyfishon rezultatin.

Dëmtohen si Ruiz ashtu edhe Koulibaly, teksa Sassuolo ngushton diferencat me Scammaça. Në atë moment, Sassuolo shtyn dhe Napoli mbrohet. Ferrari shënon golin e 2-2 në të 89′, ndërsa në të 94′, Berardi vjedh top ndaj Rrahmanit dhe asiston për Defrel që nuk fal. Festë e madhe por jo për VAR që anulon golin.