MENU
klinika

Ish-Presidenti i Greqisë

Ndërron jetë në moshën 92-vjeçare Karolos Papulias

26.12.2021 - 12:28

Ka ndërruar sot jetë në moshën 92-vjeçare ish-presidenti i Greqisë Karolos Papulias. Papulias shërbeu në dy mandate si president, nga 2005 deri në 2015.

Ai ka qenë një anëtar i vjetër i PASOK-ut me një karrierë të gjatë politike, kryesisht në detyra në Ministrinë e Jashtme dhe atë të Mbrojtjes.

Me baba me origjinë nga Pogoniani i Greqisë, zonë në kufi me Shqipërinë, ai u rrit në atë krahinë, në Janinë dhe Athinë. Ai ka shërbyer edhe si deputet i qarkut të tij të Janinës për 26 vjet.

“Pjesëmarrja në Rezistencën Kombëtare dhe përpjekjet e tij kundër Juntës përcaktuan rrugëtimin e tij, duke reflektuar angazhimin e tij të vazhdueshëm ndaj idealeve të lirisë dhe drejtësisë që ai mbronte vazhdimisht,” tha presidentja aktuale Katerina Sakellaropoulou për paraardhësin e saj.

Kryetarja e shtetit shtoi se “Papulias shërbeu si President i Republikës së Greqisë për dy mandate radhazi dhe nderoi me sjelljen dhe moralin e tij institucionin më të lartë shtetëror, duke mbrojtur me forcë kohezionin social dhe unitetin kombëtar.”