MENU
klinika

NBA

Nets mbajnë kreun në Lindje, rikthehen Lakers

08.12.2021 - 12:27

U luajtën vetëm tri ndeshje në NBA. Skuadra e Brooklyn Nets ruan kreun e renditjes në Lindje pas fitores 102-99 në fushën e Dallas Mavericks. Fitore e vështirë e ekipit mik, sukses që erdhi nga duart e Kevin Durant me 24 pikë dhe James Harden me 23 pikë e 12 asiste.

Në Perëndim, rikthehet te fitorja Los Angeles Lakers, që mundi 117-102 Boston Celtics, ndeshje e dominuar nga kalifornianët. Tatum realizoi 34 pikë për miqtë, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen. Për Lakers u dalluan LeBron James me 30 pikë dhe Westbrook me 24 pikë e 11 asiste. Me këtë sukses Lakers ngjitet në vendin e gjashtë, pozicion që të çon në play-off.

Zhgënjen sërish ekipi i San Antonio Spurs, që në fushën e tij u mund 121-109 nga New York Knicks. Barrett me 32 pikë ishte lider në fushë për miqtë, ndërkohë që 47 pikë erdhën nga lojtarët e stolit. Spurs kanë rrëshkitur në vendin e 12-të, shumë larg pretendimeve. Gjithsesi, ende nuk është luajtur gjysma e sezonit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN