MENU
klinika

Muzë pa mëkat...

Ngjizja e Papërlyer e Virgjëreshës

08.12.2021 - 18:21

         Përkundër asaj çfarë besojnë shumë, dogma e Ngjizjes së Papërlyer, e shpallur nga Papa Piu IX më 8 dhjetor 1854 (dhe kremtohet nga kisha katolike çdo 8 dhjetor), nuk i referohet ngjizjes së Jezusit, por asaj të Marisë./Konica.al

Sipas kësaj të vërtete të besimit, në fakt Virgjëresha Mari u ngjiz e pastër, pa mëkatin real: Zoti e ruajti Marinë nga çdo njollë e mëkatit fillestar, që në momentin e parë të ngjizjes së saj në barkun e Shën Anës.

Shën Maria është figura më e shenjtë që “shihet”, apo “dëgjohet” nga njerëzit e zakonshëm, më shumë se Zoti dhe Jezusi. Si rrjedhojë, ajo është një figurë disi masive për Kishën, e cila, sipas shumë antropologëve, pasqyron nevojën për të riafirmuar devocionin femëror, të tilla si ato që lidhen me pjellorinë dhe tokën, që në Evropë kanë ekzistuar për mijëra vjet para krishterimit.

Më poshtë po japim disa kryevepra, që kanë bërë historinë e artit dhe që trajtojnë ngjarjen e 8 dhjetorit.

  1. Bartolome Esteban Perez Murillo (1618-1682) ishte piktor spanjoll, një nga figurat më të rëndësishme në pikturën baroke spanjolle. Vepra e mëposhtme i përket viteve 1645 dhe1655.

  1. Diego Rodriguez de Silva y Velazquez (1599-1660), piktor spanjoll, artisti më i rëndësishëm ndër të pranishmit në oborrin e mbretit Filip IV të Spanjës. Vepra daton në vitin 1619./Konica.al

  1. Giambattista Tiepolo (1696-1770) ishte piktor dhe gdhendës italian, një nga piktorët më të mëdhenj të shekullit të tetëmbëdhjetë venecianë. Vepra e mëposhtme u krijua midis 1767 dhe 1679.

  1. Guido Reni (1575-1642) ishte piktor dhe skalitës italian, një nga më të mëdhenjtë e shekullit të shtatëmbëdhjetë. Puna në lidhje me Ngjizjen e Papërlyer daton në vitin 1642.

  1. Nicolas Poussin (1594-1665) ishte piktor francez dhe gjatë gjithë shekullit të 20-të ai qe pikë referimi për artistët klasicistë. Tabloja e mëposhtme i përket vitit 1605./Konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


MARTHA RIVERA GARRIDO

‘MOS U DASHURO’

Qëndrimi armiqësor i Enver Hoxhës

“Çabej nuk bëri krime, si Koliqi!..”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit