MENU
klinika

Hidhte mbeturina në rrugën e plazhit

Nis hetimi për 51-vjeçarin në Vlorë

18.12.2021 - 15:31

Një 51-vjeçar u vu nën hetim pasi dyshohet se vazhdimisht hidhte mbeturina në vende të ndryshme përgjatë “Rrugës së Plazhit”, në Zvërnec.

Shtetasi me iniciale E.A. do të hetohet për për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”.
Një veprim i tillë cilësohet krim mjedisor dhe në raste më të rënda dënohet me heqje lirie. Kryeministri Edi Rama ka shpalosur planin për pastrimin e territorit, që përveç politikave që synojnë menaxhimin më të mirë të situatës, parashikohet edhe ndëshkim për të gjithë individët dhe subjektet që ndotin mjedisin.