MENU
klinika

Çfarë i ndodh trupit

Një gotë verë në ditë nuk ju bën tap, por…

21.12.2021 - 17:52

Një gotë verë në ditë siguron mbrojtje për një nga llojet më të zakonshme të goditjes në tru.

Konsumi i moderuar thuhet se ul rrezikun me 10% të zhvillimit të sëmundjeve në tru.

Ata që pinë një gotë të vogël me verë të kuqe në ditë janë më pak të rrezikuar të preken nga goditjet ishemike, ku mpiksja pengon kalimin e oksigjenit dhe gjakut në tru.

Ata theksojnë se konsumimi i tepruar i alkoolit rrit rrezikun për goditje në tru, ndërsa, nëse pihet në sasi të moderuar, ai përmirëson shëndetin

Në të gjithë botën, goditja në tru është shkaktari i dytë i vdekjeve. Më shumë se 6.5 milionë njerëz vdesin çdo vit nga goditjet në tru dhe 5 milionë të tjerë mbesin të paralizuar.