MENU
klinika

“Bëjnë 800 euro ato që ti shkel”

Një palë këpucë fusin në sherr Antonelën dhe Monikën

08.12.2021 - 18:29

Debatet në shtëpinë e Big Brothëer Vip nuk kanë fund, duke filluar që nga temat më serioze e deri tek çështjet më të thjeshta. Këtë herë shkak për sherr janë bërë një palë këpucë të Antonelës që Monika i shtyu pa dashje me këmbë. Antonela ka reaguar e revoltuar pas këtij veprimi dhe ka thënë se ato këpucë kushtojnë 800 euro. Monika i ka kërkuar falje dhe tha se nuk e bëri me qëllim, por Antonela nuk u qetësua. Einxhel shkoi më pas ta qetësonte dhe i tha se me raste kalon në gjëra më të rënda e se nuk ka pse të acarohet.
Pjesë nga biseda:

Antonela: Monik, më fal! Bëjnë 800 euro ato këpucë që ti po i shkel me këmbë.
Monika: Jo, nuk i shkela, i shtyva.
Antonela: Si nuk i shkele o shpirt, hapu një sekondë. Ça është kjo punë kështu, si shkelni gjërat e të tjerëve?
Monika: I shtyva, dhe vetëm kjo…

Antonela: I shtyve? Me këmbë.
Monika: Po
Einxhel: Hë se s’ta bëri me qëllim.
Antonela: E kuptova, po e them që më bezdisi se duhet vetëm me e mbyll gojën ose të dalësh prej shtëpisë që të jesh në rregull.
Monika: E mirë, mirë, më fal! Nuk ka problem, më fal!