MENU
klinika

Misioni historik i arsimit

Një vëzhgim i mprehtë i Branko Merxhanit

17.12.2021 - 16:50

        Një Arsimtar engles aty përpara vëndit t’onë. Erdhi në shkollat t’ona, u-fjalos me Arsimtarët t’onë, njohu persona, gjëra dhe… korrente. Dhe shkroi përshtypjet e tij. Një koleksion gjurmimesh për të vënë re. Të studjuara dhe të fallsifikuara kaq mirë, në mënyrë kaq realiste sa që njeriu nuk mundet veç se të admirojë fuqin e madhe të vërrejtjes së shkencëtarit të huaj.

Dikur pata fatin të këndoj raportin e Arsimitarit Engles. Dhe më vjen akoma ndërmënt një episod i shijëshmë që kallëzon i huaji me bukurin e hollë të lakonismës së heshtur që karakterizon kurdoherë vëzhgonjësin engles. Ky i huaj një ditë u-gjënd në qytetin mê të math të Shqipërisë. Natyrisht vizitoi shkollën. Është instituti shkollor më i lartë i vëndit t’onë. Drejtori i shkollës e pret me fisnikëri. Fillon bisedimi. Thema është pedagogjike. Po brënda fjalës Drejtori mer një pozë serioze, që duket si savant dhe me gjykim të thellë. Mban mënd një frazë pompoze që e kish dëgjuar që këtu e 20 vjet mê parë nga goja e një profesori plak të Athinës:

– Klasicisma është ajo që lartësoi Evropën dhe krioji Rilindjen e saj. Edhe në Shqipëri vetëm klasicisma mund të na shpëtojë!
Englezi u-çudit dhe e la shkollën me një ndienjë të thellë deshpërimi.

***

Këto ngjajnë në shekullin XX. Dhe bile në një vënd në shpellat e të cilit Ora e Shekujvet shënon akoma Kohët e Mesme. Ndofta as në Kohët e Mesme.
Pra për ne është akoma shpejt për çdo bisedim pedagogjik serioz mbi bazë shkëncore të ra. Me gjithë këtë, le të vashdojmë për hir të . . . . .historisë dhe të gazetarisë!

***
Sivjet, në kohën e pushimit të shkollavet, në Tiranë u-formua një Komision nga nëpunësit mê të lartë të Arsimit t’onë. Ky Komision vëndosi që Arsimi ynë Fillor të pakësohet një vit. Kësisoj tani kemi shkolla fillore me pesë klasa.

Po ku u-bazua ky vëndim dhe ç’qëllimevet pedagogjike do t’u shërbejë? S’dihet. S’kuptohet. U-tha se kësisoj poshtë-lart është dhe në Greqi. Shkolla fillore e fqinjvet ka 4 klasa. Neve na arrijnë në 5!
Po Greqia është një vënd që vuan me të vërtetë nga mungimi i një klase dhe tendence të synkronizuara në punërat e saj arsimore. Ka afro 6 milion popull, 150 gjymnase dhe të gjitha klasike.
Pra nuk është Greqia vëndi që mund të jetë sot M o d e l i i jetës arsimore dhe i reformavet që ka nevojë Shqipëria. Me gjithë këtë, edhe në Greqin e sotme vihet re një lëvizje arsimore moderniste serioze, e cila ka për qëllim perfeksionimin dhe synkronizimin e Arsimit Fillor. Jashtë gërqishtja e vjetër. D j a l i i sh e k u ll i t k a n e v o j ë p ë r n j ë e d u k a t ë t ë p l-o t ë dh e p r o d u k t i v e. Vetëm kështu do mundi t’u bëjë ballë nevojavet të jetës së sotme.

Dhe inflluenca e idevet moderniste në Greqi shtohet dita me ditë. Nuk kanë shkuar shumë javë që si Kryeministri dhe Ministri i Arësimit deklaruan se programi i tyre qeveritar është që t’a bëjnë shkollën fillore gj a sh të v j e t në gjithë Greqinë.

Po çështja e Arsimit Fillor ka një rëndësi të veçantë për vendin t’onë. Na duket se është par excellence problemi kombëtar i jetës së sotme shqipëtare. Ky është dhe do të jetë missioni historik mêe me rëndësi i brezit tonë.

Vëndi ynë çfaq një pamje të çuditëshme analfabetismi, prapavajtjeje dhe ignorance brënda në qarkun e qytetërimit evropjan. Po mjeti më i fortë për të luftuar gjëndjen e sotme mendore të hidhur të popullit t’onë është vetëm p u n i m i i nj ë Sh k o ll e F i ll o r e t ë m i r ë e c i l a t ë j e t ë e z o n j a t’i j a p ë p o p u ll i t t’o n ë a r ë s i m i n e n e v o j ë sh më.
Edhe një gjë tjetër. Nuk ësht e mundur të krijojmë n j ë sh o q ë r i sh q i p ë t a r e q ë t ë k e t ë j e t ë me masat e zakonëshme klasike. Brënda në errësirën që gjëndemi sot, që të mundemi të edukojmë fuqitë morale të popullit t’onë, duhet të studjojmë dhe të sbatojmë me një herë m a s a t ë j a sh t ë z a k o n sh m e. Dhe fillimi i çdo përpjekjeje t’onë arsimore duhet të jetë sbatimi i rreptë i detyrimit shkollor. P o j o n j ë d e t y r i m v e t ë m p ë r gj a sh t ë v j e t. Ky kufi klasik i detyrimit shkollor është – ndofta – i sbatuarshëm vetëm për ato vënde që kanë perfeksionuar sido kudo organizimin e tyre arsimor dhe ku populli i tyre gjëndet në një shesh shoqëror mê të lartë. Po jo për Shqipërinë t’onë primitive, e cila gjëndet akoma në thonjët e kuçedrës së Analfabetismës.

***
Le të pasojmë si shëmbëll një Shtet të huaj: Poloninë, një Shtet i ri dhe pasluftarak. Statuti i këtij Shteti të ri, i cili u-vu në sbatim që prej 17 Marsit 1921 cakton si detyrim shkollor moshën nga 7 gjer 14 vjeç. Një vëndim i ri i Marshall Pilsudzkit detyròn ata që kanë mbaruar shkollën fillore dhe nuk do vazhdojnë mësimet, të ndjekin gjer sa të bëhen 18 vjeç sh k o ll a t P r a k t i k e që janë themeluar me ngut. Domethënë Polonia e sotme, e cila përpiqet të perfeksionojë arsimin e saj fillor, ka sot një detyrim shkollor 11 v j e t ë sh.

Në kohërat e fundit në Botën Arsimore të të gjitha Shtetevet është krijuar një korrent i fortë për të shtuar vjetët e detyrimit shkollor gjer në moshën 18 vjeç. Protagonisti i këtij kòrrenti të ri nuk është tjetër veç se Bota Arsimore e përparuar dhe e organizuar fare mirë e Gjermanisë. Në Angli detyrimi shkollor është gjer në moshën 14 vjeç. Kjo gjë po vashdon që prej afro 26 vjetësh.

Na duket se këto shëmbëlla janë të mjafta që të na bindin se duhet dhe né të pranojmë një detyrim më të math shkollor. Detyrimi i sotmë nuk është as pak i mjaftë. Jemi të mëndjes se Sh t e t i d u h e t t’a c a k t o j ë, t ë p a k t ë n p ë r 10 v j e t d e t y r i m i n sh k o ll o r. Dhe këtë, jo se i quajmë të mjafta të 10 vjetët, po se pse na mungojnë godina shkollore. Sa godina shkollore kemi ngrehur që prej vitit 1912?

***
Tjetër çështje ësht edhe ajo e systemit pedagogjik që duhet të sbatojmë në Arsimin t’onë Fillor me qëllim që të mundemi të kemi një ditë një Shkollë Shqiptare të vërtetë për popullin t’onë. Sh k o ll ë F i ll o r e autonome. Shkollë Fillore që të ketë për qëllim edukatif t’i bëjë nxënësit të zotë t’u bëjnë ballë nevojavet të jetë, duke u dhënë njohjet dhe shkathtësin e nevojëshme, dhe t’i bëjë a n t a r ë t ë n d ë r gj e gj ë sh ë m t ë sh o q ë r i s ë sh q i p t a r e. Kemi nevojë për një systém pedagogjik të tillë për Arsimin t’onë Fillor. Me këtë systèm të jepet arsimit popullor i përgjithëshmë i bashkuar me arsimin profesional në zanatet më kryesore. Nuk kemi kaq nevojë për njerës të karekllës se sa për njerës të punës krijonjëse. Për njerës produktonjës. Për punëtorë të përparimit t’onë. Për punëtorë të qytetërimit.

 

Demokratia, 26 Nëntor 1929

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Neoshqiptarizma - një intervistë imagjinare

“Branko Merxhani: Pse nuk po dalim prej periudhës komuniste?”