MENU
klinika

''Profeti''

Nostradamusi ka parashikuar 2022-in

01.12.2021 - 10:44

         Një nga të ashtuquajturit profet, ndër më famshmit në botë është francezi Michel de Nostradamus, i cili, ka lënë mes të tjerash edhe një parashikim për vitin 2022, sipas ”vizioneve të tij”.  Paralajmëron 4 ngjarje, që do të shënojnë vitin që vjen.

Dhe i ka renditur kështu:

Ngjarja e parë, ka të bëjë me goditjen e mundshme nga një asteroid. Në dy vende, Nostradamus tha se Toka do të tronditej “prej goditjes nga qielli, që do ta bënte natën të dukej si ditë, për shkak të dritës së fortë”.

Interpretuesit pajtohen se, kjo është pa mëdyshje, goditje nga një asteroid, pasi edhe NASA paralajmëroi kohët e fundit, për një të tillë më 2022. Ky është gjithashtu, ai më dramatiku i Nostradamusit.

I dyti, ka të bëjë me inflacionin në botë. Në vizionet për vitin 2022, ai theksoi se njerëzit do të humbasin vlerat që zotërojnë, sepse situatat do të dalin jashtë kontrollit dhe nuk do të kenë kurrë para mjaftueshëm.

Ngjarja e tretë që mund të shënojë vitin 2022, është inteligjenca artificiale. Duke mos e ditur sesa do të përparojë bota në shekullin e 21-të, për vitin e ardhshëm, Nostradamusi parashikoi se “makinat do të marrin formën njerëzore dhe do të na tregojnë vazhdimisht, se çfarë të bëjmë”. Ai saktësoi se, njeriu do të përpiqej të kontrollonte makineritë, por ato mund të dilnin jashtë kontrollit dhe të na merrnin jetën.

Së fundi, vizioni i katërt i Nostradamusit ka karakter lokal. Francezi, pa probleme serioze në vendin e tij, në vitin 2022. Ai pohoi se, Franca do të preket nga një numër i madh zjarresh dhe thatësirash të paprecedentë, por edhe përmbytjet do ta preknin vendin.

“Qindra mijëra njerëz, do të mbeten pa çati mbi kokë,”- tha profeti më i famshëm i të gjitha kohërave, i cili, nuk përmendi epidemitë për vitin 2022.

Nostradamus u bë i njohur dhe i besueshëm (të paktën, për fanatikët) sepse mendohet se parashikoi se, me një saktësi të jashtëzakonshme, në shekullin e 16-të, se çfarë do të ndodhte pas vdekjes së tij. Ai “pa” sulmin në Nju Jork, më 11 shtator, ngritjen e Adolf Hitlerit, zjarrin e madh në Londër, zbulimet e Luis Pastërit, dy luftërat botërore, shpërthimet bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki, si dhe zbarkimin e njeriut të parë në Hënë.

A do ta besoni?.. Është në dorën tuaj…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Zonja jonë do të qajë për ne"

Nostradamus e tha 500 vjet më parë