MENU
klinika

Paralajmërimi i shkencëtarëve

Omicron është “prova”e pabarazisë globale të vaksinimit

04.12.2021 - 15:46

Përhapja e Omicron është “prova përfundimtare” e pabarazisë globale të vaksinimit në mbarë botën. “Shkencëtarët kanë paralajmëruar vazhdimisht komunitetin ndërkombëtar për rreziqet e varianteve  të reja në zonat ku nivelet e vaksinimit janë shumë të ulëta,” tha Francesco Roca, president i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.

Sipas statistikave të OKB-së, rreth 65% e njerëzve në vendet më të zhvilluara kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine kundër Covid,  në krahasim me vetëm 7% në vendet më pak të zhvilluara.

Vendet perëndimore janë akuzuar për politizimin e vaksinave dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka kërkuar që të mos miratojnë dozat përforcuese në një kohë kur miliona njerëz në mbarë botën nuk kanë marrë as dozën e parë.

“Kjo është një qasje egoiste nga ana e komunitetit perëndimor dhe një qasje e verbër,” tha Roca. Kjo është arsyeja pse unë e konsideroj variantin Omicron si provën përfundimtare të “pabarazive të vaksinimit”, vazhdoi ai.

“Është e nevojshme dhe jetike gjetja e zgjidhjeve të reja, për t’i dhënë fund pandemisë dhe mjeti i vetëm është vaksinimi, pra aksesi i tij tek të gjithë dhe kudo”, theksoi Roca.