MENU
klinika

Më besniku i Zogut!

Osman Gazepi, pas burgut dha shpirt… prej urie

05.12.2021 - 23:47

        LESKOVIK- Njohësi i trashëgimisë kulturore, Auron Tare, ka ndarë një postim në Facebook, mbi historinë e kolonel Osman Gazepit, besnik i mbretit edhe pasi Zogu u largua nga vendi.

Tare shkruan, se ai u kthye në Leskovik pasi mbreti u largua dhe asnjëherë nuk u zbulua pse ai nuk e mori me vete kolonelin, i cili, u tërhoq në shtëpinë e tij, në Leskovik. Osmani u dënua me 8 vite burg, si besnik i Zogut, por asnjëherë nuk u ankua.

Postimi:

Rrënojat në foto janë pjesë e shtepisë së dikurshme te nje personazhi tejet interesant te kohes se Mbreterise Shqiptare. Adjutanti personal i Mbretit Zog, figure karizmatike dhe legjendare ne te njejten kohe, ushtarak i trupave Perandorake dhe pjesmarres ne luftimet e otomaneve me trupat koloniale Angleze ne Canakala dhe Galipoli.

Vjen ne Shqiperi, ku ngjit shkallet e karrieres ushtarake ne krah te politikanit te ri nga Mati, Ahmet Zogut. Behet nje prej njerezve me te besuar te tij dhe personi qe arreston ne Parlament atentatorin e Mbretit, Valter Beqirin. Besnik i Zogut edhe pasi ai u largua nga vendi. Nuk dihet se perse Mbreti nuk e mori me vete, ndoshta mosha e kaluar, apo deshira e Kolonelit per te qendruar, Osman Gazepi u terhoq ne shtepine e tij, ne Leskovik.

David Smiley, oficeri britanik i Misionit Anglez, e pershkruan ne Librin e tij me Kujtime, si nje figure tejet egzotike dhe karizmatik.

Ata u takuan ne Leskovik, ku Osman Gazepi hipur ne nje kale te bukur. i shoqeruar nga te dyja vajzat e tij partizane, takoi Misionin Ushtarak Britanik. Veshur gjithmone me uniformen ushtarake, qillotat, cizmet e lustruara dhe gradat qe ja kishte vendosur vete Mbreti, ai bente nje figure mjaft eksentrike ne qytezen e vogel te Leskovikut. Ne 1945 u arrestua ne moshe te thyer, si besnik i Zogut, akuze per te cilen nuk u ankua pasi ishte dhe mbeti besnik i Mbretit.

U lirua nga Burgu pas 8 vjetesh, vetem me nderhyrjen e ministrit te Brendshem Mehmet Shehu. Edhe pse kishte dy vajza partizane dhe nje djale deshmor, mbeti vetem rrugeve, pa shtepi dhe pa nje strehe ku te kalonte naten.

E gjeten te vdekur nen nje ure. Mjeku qe beri raportin, shkruante se kishte vdekur nga uria dhe semundjet e morrit. Shtepia e tij ne Leskovik tashme eshte nje rrenoje, qe i jane marre edhe guret e qosheve, si per te tentuar ta fshijne edhe nga historia figuren kaq kalorsiake te nje fisniku nga Leskoviku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN