MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 11

Partizani vuan, por merr fitoren e dytë radhazi

04.12.2021 - 19:47

Më në fund Partizani arrin të bëjë dy fitore radhazi, teksa mposhti sonte 2-1 Skënderbeun në “Air Albania”. Një sukses që erdhi mes shumë polemikash, VAR e penallti, por që vlen për vazhdimësinë shumë.

Ndeshja ishte shumë i bukur që në start me raste nga të dy skuadrat. Të kuqtë gjetën golin me Rrapajn e më pas u arritën nga Mensah. Në fundin pjesës së parë erdhën momentet e diskutueshme, me një gol të Carës që u akordua pasi VAR ktheu vendimin e vijërojtësit, e më pas edhe një moment i diskutueshëm për një goditje dënimi në hyrje të zonës.

Pjesa e dytë kishte ritëm më të ulët në fillim, teksa u ndez në fundin e saj. Fillimisht korçarëve iu anulua goli i barazimit për një prekje me dorë të Zhan Viktor. Më pas, ata fituan penallti, por Teqja bëri heroin duke pritur gjuajtjen nga pika e bardhë.

Dueli vazhdoi me drithërima deri në fund dhe u mbyll me protestat e korçarëve ndaj gjyqtarit, teksa shohin veten përsëri në zonën e ftohtë të klasifikimit. Ndërsa të kuqtë tani shohin shumë afër zonën e Europës, vetëm 2 pikë larg.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN