MENU
klinika

E rëndë në Greqi

Pas debatit, 40-vjeçari shqiptar mbyt gruan e tij

06.12.2021 - 10:29

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Lakonisë në Greqi.

Një 40-vjeçar shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij 36-vjeçare në banesë.

Sipas mediave fqinje, shqiptari e ka mbytur të shoqen me duar pas një debati të fortë në shtëpi.

Policia mbërriti menjëherë pas denoncimit nga fqinjët dhe gjeti 36-vjeçaren të shtrirë në tokë.

Ajo u dërgua në spital në urgjencë, por fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë rrugës.

Mësohet se çifti i shqiptarëve gjithashtu kishin dhe një fëmijë të mitur. Shqiptarët punonin në bujqësi, teksa nga informacionet e para, nuk dihet ende shkaku i debatit mes tyre.