MENU
klinika

Në Fier zbarkojnë edhe dy varka

Përmbytjet nga Vjosa/ Forcat e ushtrisë zbresin në terren

12.12.2021 - 12:44

Forcat e ushtrisë ju kanë ardhur në ndihmë banorëve, që preken nga përmbytjet e lumit Vjosë në Fier. Siç shihet nga pamjet, janë 30 forca të ushtrisë, të cilët iu janë bashkuar punonjësve të emergjencave në terren.

Mësohet se forcat e ushtrisë do të operojnë në terren, në zonat ku ka nevojë për ndërhyrje. Gjithashtu, mësohet se me kërkesë të kreut të Shtabit të Emergjencave kanë zbarkuar në këtë zonë edhe dy varka.

Ndërkohë, në fshatin Qarr po punohet me mjete të rënda për rregullimin e një ure, që është dëmtuar nga prurjet e shumta të lumit.

Kush është kompania në qendër të skandalit

Kostot dhe përfitimet e landfillit të ri të Vlorës!

U nisën nga Llogoraja në Karaburun

Humbin turistët francezë në Vlorë

400 kandidatë për kryetarë në 61 degë deri më tani

Zgjedhjet brenda PS/ Shtyhet afati deri 31 maj