MENU
klinika

Studimi

Pse duhet t’i besoni instikteve ushqyese të fëmijëve tuaj

04.12.2021 - 15:00

Fëmijët e vegjël duan të bëhen gjithnjë e më të pavarur çdo ditë. Kjo manifestohet në të gjitha aspektet, duke filluar nga dëshira për t’u veshur dhe duke zgjedhur atë që duan të hanë.

Edhe pse mund të mos jetë koha më e përshtatshme kur duan të hanë, fëmijët dinë se çfarë dëshiron trupi i tyre përmes ushqyerjes intuitive, diçka që shumica e të rriturve kanë harruar se si ta bëjnë.

Pse duhet t’i besoni instinkteve ushqyese të foshnjave?

Fëmijët e vegjël e dinë kur janë të uritur

Fëmijët e vegjël nuk i kanë lidhur ende emocionet me ushqimin. Prandaj, do të duan të hanë kur trupi i tyre ka nevojë për ushqim. Koha kur të vegjlit janë të uritur mund të mos përkojë gjithmonë me kohën e ushqyerjes.

Ndonëse kjo mund të jetë zhgënjyese për prindërit, nëse ata dëgjojnë foshnjat e tyre dhe u ofrojnë ushqim kur janë të uritur, ju do t’u jepni atyre ushqim intuitiv. Dhe kur kjo ndodh, lind një marrëdhënie e shëndetshme me ushqimin.

Fëmijët e vegjël e dinë nëse janë të ngopur

Kur të vegjlit kanë ngrënë, qofshin një vakt të madh apo jo, ndoshta janë vërtet të ngopur, nëse thonë këtë, theksojnë ekspertët. Për shkak se fëmijët e vegjël dëgjojnë trupin e tyre, ata e dinë kur janë të uritur dhe kur jo.

Nëse lejohen të ndjekin instinktet e tyre të urisë, foshnjat do të kenë një marrëdhënie të shëndetshme me ushqimin dhe do të ndalojnë së ngrëni kur të jenë të ngopur në vend që të vazhdojnë të hanë sepse iu është thënë ta bëjnë këtë kur të rriten.

Nuk ka ushqim “të mirë” dhe “të keq”

Fëmijët nuk e shohin ushqimin si “të mirë” apo “të keq”. Sipas ekspertëve, ushqimi nuk ka dhe nuk duhet të ketë “vlerë morale” për fëmijët. Në vend të kësaj, duhet të konsiderohet si diçka që duhet konsumuar në moderim.

Dhe nëse të vegjëlve u mësohet kjo që në moshë të vogël, ndërsa rriten dhe e kuptojnë se asgjë nuk është e ndaluar dhe se duhet të shijojnë gjithçka, ata kanë më pak gjasa ta shohin ushqimin si diçka tjetër nga ajo që është në të vërtetë.