MENU
klinika

Ligue 1, java 17

PSG shmang humbjen në 92’, Messi & Co në hije

05.12.2021 - 00:08

Tjetër rezultat zhgënjyes për PSG në kampionat. Leo Messi me shokë, në fakt, kanë barazuar 1-1 në fushën e Lens në javën e 17-të të kampionatit.

Ndeshja e luajtur në stadiumin Bollaert-Delelis është zhbllokuar në minutën e 62-të. Fofana ka shënuar me një gjuajtje nga distanca falë gafës së bërë nga Navas, i cili nuk ka arritur ta ndalë topin në mënyrën e duhur.

Kur dukej se Lens kishte siguruar tri pikët, Wijnaldum ka realizuar golin e barazimit në minutën e 92-të, duke shpëtuar ekipin nga humbja. Në dy ndeshje radhazi, sulmi i PSG ka caluar shumë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN