MENU
klinika

Shtypi francez, 1908

Pushka i shoqëron shqiptarët që sa lindin…

24.12.2021 - 19:17

        Nga: Aurenc Bebja*, Francë

“Revue commerciale du Levant” ka botuar, me 31 gusht 1908, në faqen n°275, një shkrim në lidhje me tregun e lodrave në Shkodër, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Letër nga Shkodra e Shqipërisë

Shkodër (Shqipëri), 31 gusht 1908

Lodrat

Importimi i lodrave në Shkodër sapo ka filluar : ka vetëm pesë apo gjashtë vjet. Aktualisht janë vetëm tre tregtarë që merren me shitjen e kukullave, kuajve prej druri, kuajve mekanikë e lëkundës, deleve me lesh etj., etj. Ata janë zotërinjtë Nicolas dhe vëllezërit Cacariggi, Chulli dhe Dodmassei.

Shifra totale për operacionet e tyre vjetore është vetëm rreth 5 000 piastra. Prandaj, nuk ka nevojë të ndalemi më tej në tregtinë që krijon ky artikull dhe e shoh të panevojshme të flas më shumë.

Megjithatë, mbase nuk është e tepërt t’u kujtojmë, në mbyllje, prodhuesve francezë se lodra që mund t’i interesojë më shumë fëmijëve shqiptare është pushka prej druri ose kallaji. I vetmi objekt argëtimi në fëmijërinë e tij, arma bëhet më vonë shoqëruesi i tij më i mirë. Kjo është ajo që i pëlqen atij, kështu që kjo është ajo që i nevojitet.

 

A. Mida,

Drogman i Konsullatës së Francës

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen