MENU
klinika

Pagat e pasakta

Rama afat bizneseve deri në 20 janar: Deklarimi i pasaktë i pagës gjobite

30.12.2021 - 13:15

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me rrjedhjen e pagave disa ditë më parë.

Rama tha se Drejtoria e Tatimeve u ka nisur një letër të gjithë tatimpaguesve për deklarimin e pagave dhe se do të ketë një kontroll.

Kreu i qeverisë ndër të tjera shtoi se të gjithë bizneset dhe të tjerët kanë afat që deri më 20 janar të vetërregullojë deklarimet e reja, ndërsa paralajmëroi se deklarimi i pasaktë i pagës së punonjësve do të gjobiten pronarët, ndërsa për evazion do të dënohen me burg.

“Pjesa kriminale e ngjarjes është një pjesë e cila i takon Prokurorisë. Prokuroria po heton dhe unë uroj dhe shpresoj që së shpejti do të kemi rezultate. Dhe kush e ka bërë do të përgjigjet para ligjit.

Ekspozimi I dëmeve personale që lidhet me pagat është I pa pranueshëm, por nga ana tjetër sot ka një pasqyrë domethënëse në sytë e të gjithë shqiptarëve dhe askush nuk do të mund të ma thotë se po sulmojmë askënd. Duke filluar nga mediat, nga pagat tuaja. Nuk është një situatë kjo e ngjashme me atë që ka qenë më parë, por është një situatë e papranueshme. Dhe askush nuk mund të na thotë sot që po sulmojmë mediat. Drejtoria e Tatimeve ka nisur një letër ose do të nisë për të gjithë tatimpaguesit me tatime shqetësuese.

Duke u kërkuar që të vetërregullohen me deklarimet e reja deri më 20 janar. Është data e deklarimeve të reja. Dhe në rast mos-rregullimi do ketë hetim të thelluar. Mosdeklarimi i saktë do të gjobitet evazioni me burg.
Nuk marrin në të bardhë atë që u takon. Për të ardhmen. Sepse te paga minimale të deklaruara që shoqërohen me para kesh goditet e ardhmja e individit pasi sigurimet për pensionin janë shumë më të ulta dhe bllokohet mundësia për të rritur realisht pensionet.

Kjo do shoqërohet dhe me një reformë të re dhe të shpejtë, që dhe kjo na gjeti si ngjarje në procesin e përgatitjes për të ndarë biznesin e vogël nga ata që bëjnë cirk. Kjo do na ndihmojë të garantojmë punonjësit me pagë minimale reale. Jepen pagat minimale dhe më pas ju merren mbrapsht një pjesë e tyre. Ky është abuzim, skllavëri. Kjo qeveri do jetë e tëra në krahun e punonjësve.

Nga 1 janari fillon një sistem tjetër taksimi. Ata që marrin deri në 400 mijë lekë të vjetra nuk do paguajnë taksë, ata deri në 500 mijë lekë do paguajnë gjysmën e taksës dhe të tjerët do kenë ulje” tha Rama ndër të tjera.