MENU
klinika

Rama publikon çastet pas tërmetit...

“Familjet në Fushë-Krujë, në banesat e reja”

30.12.2021 - 10:28

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut pamje nga momentet pas tërmetit të 26 nëntorit në 2019-ën, ku shumë familje u prekën pasi iu dëmtuan banesat.

Kreu i qeverisë thekson se sot shumë familjeve të prekura në Fushë-Krujë do të futen sot në banesat e reja.

“MIRËMËNGJES 😊
dhe me kënaqësinë e punës së bërë në Fushë Krujë për kthimin e familjeve të prekura nga tërmeti në shtëpi të reja dhe më gëzimin e atyre që sot do të hapin dyert për të pritur mbarë Vitin e Ri, ju uroj një ditë të qetë🙏”, shkruan Rama, ndërkohë që në video dëgjohet teksa këshillon banorët që të mos rrinë më në pallatet e dëmtuara, dhe të pranojnë të strehohen në hotele.