MENU
klinika

“E rindërtuar pas tërmetit”

Rama poston foto nga shkolla e Krujës “Shaqir Lleja”

15.12.2021 - 10:30

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me një tjetër shkollë të rindërtuar pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019.

Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se shkolla “Shaqir Lleja” në Bushnesh të Krujës është rindërtuar si , pjesë e bllokut të dytë të shkollave të reja, të cilat ndryshe nga blloku i parë që u financua 100% nga qeveria shqiptare, financohen 100% nga Bashkimi Europian.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me një tjetër shkollë e kopësht të rindërtuar pas tërmetit, ju uroj një ditë të mbarë🙏

*Shkolla “Shaqir Lleja” në Bushnesh të Krujës, pjesë e bllokut të dytë të shkollave të reja, të cilat ndryshe nga blloku i parë që u financua 100% nga qeveria shqiptare, financohen 100% nga Bashkimi Europian🇦🇱🤝🇪🇺” shkruan Rama në postimin e tij.