MENU
klinika

La Liga, Java 16

Real Madrid nuk fal, arratiset me 8 pikë në krye

05.12.2021 - 00:02

Pesë fitore radhazi në La Liga, e fundit në një fushë të vështirë dhe një rival direkt si Real Sociedad në shifrat 0-2 dhe tashmë Real Madrid arratiset në krye të renditjes, duke shkuar në 8 pikë para vendit të dytë, që mbahet nga Sevilla.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, edhe pse pati ritëm të kënaqshëm, me vendasit më ngacmues, por jo konkret. Sa nis e dyta, Vinicius Junior shënon golin e avantazhit dhe cliron ekipin. Pas golit, Real luan më qartë.

Pas 10 minutash, të 57’, vjen goli i dytë, me autor Luka Jovic. Ky ishte edhe goli i nokautit për Sociedad, që edhe pse u mundua të futej në lojë, miqtë menaxhuan si duhet pjesën e mbetur të lojës, përfshir portierin Courtois, që bëri sërish mrekulli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN