MENU
klinika

Në pranga edhe një tjetër

Rrihte vazhdimisht babain, arrestohet 39-vjeçari në Elbasan

17.12.2021 - 13:34

Dy persona në Elbasan kanë rënë në pranga për veprën penale ‘Dhuna në familje’.

Mësohet se në pranga ka rënë 44-vjeçari A.M., pasi ka goditur me grushte bashkëshorten e tij 36-vjeçaren A.M.

Po ashtu është arrestuar edhe 39-vjeçari A.K, pasi vazhdimisht ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij K.K.

Saka uniformat blu raportojnë se në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, u referuan materialet për shtetasit:

 

 

-I. M., 61 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj, bashkëshortes së tij.

-A. M., 36 vjeçe, për veprat penale “Dhuna në familje” pasi ka plagosur me mjet prerës bashkëshortin e saj shtetasin A. M.;

DVP/Elbasan-Informacion-

Vihen në pranga 2 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin A. M., 44 vjeç, banues në Elbasan, për motive të dobëta ka goditur me grushta bashkëshorten e tij shtetasen, A. M., 36 vjeçe.

Specialistët e për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– A. K., 39 vjeç,banues në Cërrik, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit K. K;

—-

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:

-I. M., 61 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj, bashkëshortes së tij.

-A. M., 36 vjeçe, për veprat penale “Dhuna në familje” pasi ka plagosur me mjet prerës bashkëshortin e saj shtetasin A. M.;

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.