MENU
klinika

Këtë herë pa ‘biletë kthimi’!

Sabiani largohet nga “Big Brother VIP”!

11.12.2021 - 12:43

Përveç surprizave, debateve, e sqarimeve, këtë të premte në “Big Brother VIP” pati një tjetër eleminim.

Të nominuar ishin Sabiani, Antonela dhe Meridani.

I pari që shpëtoi ishte Meridiani. Ndërsa i eleminuari i kësaj jave, ishte Sabiani.

Kujtojmë që Sabiani është votuar edhe më herët nga publiku për të dalë nga shtëpia, por ai kishte një “biletë kthimi”, që bëri që ai të qëndronte në shtëpi edhe disa javë të tjera.

Mes lotësh, ai u përshëndet me banorët. Më i prekuri, ishte pa dyshim Iliri, njeriu më i afërt i këngëtarit në shtëpi, të cilin ai e ka quajtur me batutë “100 mijë euroshin” e vet.