MENU
klinika

Talenti kuqezi

Sahiti i jep fitoren Hajdukut ndaj Dinamo Zagreb

05.12.2021 - 21:27

Kuqezinjtë vijojnë të shënojnë gola në Evropë. Pas Brojës dhe Manajt këtë fundjavë, shënon edhe Emir Sahiti. Ai realizoi për Hajduk Split në ndeshjen e madhe të sezonit, ndaj Dinamos së Zagrebit.

Sulmuesi, i cili ka qenë pjesë e Shpresave, ka shënuar në fitoren 2-0 të skuadrës së tij ndaj Dinamos së Zagrebit, duke treguar se ndoshta ka ardhur koha për një ftesë nga Kombëtarja A.

Edhe pse nisi ndeshjen nga stoli, duke u aktivizuar në minutën e 88 të sfidës, Sahiti la shenjë në këtë duel që është më i ndezuri në futbollin kroat. Pas një asisti perfekt të Livaja, ai arriti të gjuante me qetësi në portë dhe të shënonte golin që vulosi fitoren 2-0 të skuadrës së tij kur regjistrohej minuta e 94-t e sfidës.

Ky ishte goli i tretë në kampionat për sulmuesin, i cili është prej kohësh në pritje të një ftese nga përfaqësuesja A, ndërsa për të ka pasur tentativa edhe nga Kosova.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të luajtur sot në kampionatin kroat, Lokomotiv Zagreb ka barazuar 1-1 me Shibenik, ku te goli i skuadrës kryeqytetase, asistin e ka dhënë mesfushori i përfaqësueses shqiptare, Enis Çokaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN