MENU
klinika

Ekzekutoi Xhuljano Bullarin

Selmanaj tenton arratisjen nga spitali i burgut

22.12.2021 - 14:04

Bledar Selmanaj i akuzuar si autori i vrasjes së Xhuljano Bullarit, pranverën e këtij viti në Vlorë ka tentuar arratisjen mesditën e sotme nga spitali i burgut të Peqinit. ABC mëson se Selmanaj ka tentuar të thyejë sigurinë për t’u arratisur, por është parandaluar nga gardianët e burgut, duke mos lejuar që i akuzuari të kalojë nga sektori ku po mbahet i izoluar. Në shtator të këtij viti, Selmanaj tentoi vetëvrasjen në qeli.

Vrasja ndodhi në Babicë të Vlorës ndërsa një nga pistat ku po hetohet lidhet me faktin se Bullari mund të jetë vrarë nga Selmanaj për paratë e një sasie rreth 100 kg lëndë narkotike kanabis.

25-vjeçari me grupin e tij dyshohet se i ka blerë 39-vjeçarit sasinë e drogës me lekë false. Ndaj kishte presion të vazhdueshëm nga Bledar Selmanajpër paratë. Por autori i dyshuar nuk ka pranuar autorësinë e krimit. Sipas burimeve ai i ka thënë grupit hetimor se udhëtoi me Xhuljano Bullarin nga Tirana në Vlorë por ndaloi në banesën e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dyshohet se u qëllua me dy plumba në kokë nga pasagjeri!

Vrasja e Xhuljano Bullarit/ Policia shoqëron 10 persona


"Një 41-vjeçar qëlloi në ajër për të kanosur avokatin..."

Të shtënat me armë në Memaliaj, policia sqaron ngjarjen

Ishte në makinë me nipin, kur autori i bëri pritë!

Atentati ndaj avokatit, zbardhen detajet! Si ndodhi ngjarja

U arrestua me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës!