03.12.2021 - 10:27
Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri të dhunshëm gjatë natës në Librazhd. Në konflikt janë përfshirë disa persona, ku janë përdorur mjeteve të forta, ndërsa i plagosuri ka përfunduar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Incidenti i dhunshëm dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Ndërkohë, në komisariat është shoqëruar autori i dyshuar i plagosjes së shtetasit Niko Karamuça, banues në lagjen Semës, në periferi të qytetit të Librazhdit. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkaqeve të konfliktit të dhunshëm me pasojë plagosjen e një personi.