MENU
klinika

''Liri e Shqipërisë''

Shqipëria as shuhet kurrë nonjë kohë

20.12.2021 - 11:46

       Çështja e Ballkanit faqet e istorisë, që shumë kohë po i mbush me ngjarjet e saja plot tmer, se gjaku që është derdhur në këtë tokë besonj se në faqen e dheut s’është derdhur më tjatër vënt. Se kjo tokë pushton shumë raca të ndryshme na njëra tjatëra./Konica.al/Këta kombe me të hyrë shekull’ i 19-të i zgjoj prej gjumit të robërisë dhe nisnë të fillojnë kryengritje kundër mbretërisë tyrke, e cila me rezhimin tiranik që po mbante, gjithë kombet dhe racat mos-turke i mundonte fort keq me një mijë mundime si robër, se turqit sa pa çpallur liria vethen e tyre e nëmëronin për Zot dhe tërë kombet që rënkonin nënë zgjedhën barbare i kishin si skllevër ku njerëzia a më mirë të them krishtërimi, vuante tërë ato të këqija ku s’meritonin dhe për kafshurin e egër.

Pra gjithëkush prej kombevet me huta, me qarje me çdo sent që qe nevojë formuan kryengritje më vethe njëra pas tjatërës dhe kshu shporë skllavërinë dhe muar lirinë ku gjetnë fatërat e lumtur q’i pritnin me duar hapët se i kërkuan pa i gjenë. Po në këtë mes mbetet një komp me një bujë dhe famë të naltër në faqe të istorisë, ku i ka shtirë tmerë gjithësisë me trimërit’ e profitshime, i cili është kombi shqipëtar, ky i ngratë komp donte të përmëndej na gjumi i vdekjes që flinte po kishtej dy ndalime të mëdhenj ku s’e linin të çquante fatin e ti q’e pritte me krahë hapët si ëngjëjt shpirtëret e shënjtëruar…

I pari i ndalimevet është ky: kombi shqipëtar më shumë është muhamedan dhe kshu me tyrqit çpiki, i gatoj një lidhje-bese që të cilën lidhje për të çkëputur duhëshin sëpatat e prehëta të diturisë, se ndryshe s’ishtej punë që të çlidhej, se Shqipëtarët muhamedanë na mungim i gjuhës shqipe tërë mësimet i mernin tyrqisht dhe duke kaluar kohë harinë më një shkallë ku humpnë kombësinë dhe zunë udhën e prapë të fanatizmit, se tyrqit në vënt që t’u msonin msime diturie na hera dhe pa pushim mësime feje, se thoshin që me këtë mëtodë do mbanin Shqipërinë nënë zgjedhën e keqe të tyre, na ky shkak po mërgohëshin dhe mohoëshin njëri na tjatëri, prej vëllezërvet të krishterë, ku një kohë e një jetë ishin bijt e një mëme, po fati i lik i Shqipërisë i ndajti si koqe breshër, ku koha përsëri i bashkojti si bijt’ e Shqipërisë që qenë e do të jenë gjer sa të mbretëronjë kjo prapësirë pa funt e pa anë. Kshu dhe të krishterët zunë si-cilido t’u afrohen atyre kombeve që kishin fqinjë me të mos vërejtur ç’ishin edhe çdo bëhëshin. Msuan gjuhërat e fqinjve, duke kaluar kohë mernin një ndryshim të rezikshim për të ngratën Shqipëri, që po humbte racën e saj fisnike si vesa në prin-verë ku bije nër lule q’i çkëlqen dhe u lan pluhurin e ditës, del dielli u ngre tërë atë pamje bukuroshe q’ia u fal natyra për mëngjez duke u kishkur faqetë gjyra-gjyra. /Konica.al/Mjerisht kjo dramë nisi të lohet që na mes i shekullit të 19-të se në atë kohë kombet fqinjë mësuan metodën e propagandës dhe kshu shumë vise të Shqipërisë u sërbuan dhe u grekësuan se gjuha për njerinë është si struku që gdhent e zbukuron drunë, ku i jep një ndryshim të pa njohur, pra sërbërit dhe grekërit që ndodhen sot në Shqipëri fisin e tyre e kanë shqipëtar dhe jo tjatër.

I dyti ndalim që ishte ku gjuha shqipe s’lihej të mësohej si gjuhë kombi sheshazi, po ndiqej prej turqëvet tiranë me aq të reptë dhe tërsëllëm sa nuk kuxonte kurëkush të fliste shqip a të mësonte dhe të këndonte se ndryshe zinte Tripolinë a detin e Marmarasë.

Kur jepte-merte gjithë kjo frikë midis zëmëravet të tyre përsëri Shqipëtarët nacionalistë, pa u ndrojtur na vdekja dhe na tërë të këqijat dhe dëmet që po i zinin s’reshtnin së përhapuri idhenë dhe ndjenjat kombëtare me shkrime të dobishme dhe me këshilla vëllezërishte në tërë Shqipërinë, ku gjithë ajo propagandë ngriti flamur’ e lirisë nër male dhe si mbleta e bekuar kur rojit prej kosheres në tërë qytetet e Shqipërisë u deklarua kremtimi i lirisë më një orë, i cili habiti tërë botën se kurrëkush s’ishtej sigur që të kapej liria prej rezhimit Hamidian.

Ndonëse edhe një pjesë prej ushtërisë dolli malevet dhe kjo pjesë ushtërjake pushtonte shqipëtarët nacionalistë, të cilët me orë pritnin urdhërin e komitetit qëndror shqipëtar që të dilnin kundrë qeverisë tyrke me idhenë që të lironin Shqipërinë prej sunimit tyrk dhe jo me tjatër qëllim. Pa si suall një marëveshje me komitetin zhon-tyrk Shqipëtarët kombëtarë që ndodhëshin jashtë Shqipërisë bashkarit për kundryell fuqisë Hamidjane bashkuan armët dhe ca tyrq ushtarë me mos ditur se përse… Hamiti dinte fuqinë dhe regullat e revolucionit që do të bënin zhonërit, ku i mbytte me pshymë, po e trëmbi mbledhja e Ferizovikut: ku pa se kudo që kërkoj ndihmë prej parësisë së veriut, njeri s’i dha rëndësi po i thanë: Hamidi mori vesh se ky bashkim ishtej në të gjithë Shqipëtarët ashtu dhe nër ata që kishtej tridhet e ca vjet q’e kish burgosur si re e zezë diellin, u poshtërua tirani e keqe e Hamitit duke zënë këmbën trashëgimtarët e zhonërit!! Shqipëria kujtoj se me të çpallurit e lirisë do të shihte ditë të bardha ku shpresonte se do të bëhej me liri të plottë dhe të mbrothësonte në gjuhën e vet… Mjerisht kjo shpresë s’dolli si ndëkur pandehej, se koha për ne të ngratët Shqipëtarë kishtej pshehur gjithë këto të këqia plot helm e dëshpërime. Njeriu kur t’i sjellë nër mënt i derdhen lottë të përgjaktë nga zëmëra ku hoqmë dhe do të heqim gjer ku do ta dojë koha! Se kombi shqipëtar mbeti si një kope me dhën në mes të bishavet, si cila vrapon të rëmbejë tufën më të madhe se mbeti e varfër pa bari ndonëse Austria bëri mobilizacie po gjithë kot po i venë se thelbi i Shqipërisë po shkon në duar të atyreve që s’e kishin! Pra vollkani i Ballkanit që po ndizet që shumë kohë, me të coptuar Shqipëria as shuhet kurrë nonjë kohë gjer sa të mos mbetet frymë shqipëtari përkundrazi zjari dhe flaka me zërrat e tmershime kurrë s’kanë për të pushuar ku nonjë shkëndijë munt të përvëlojë dhe tërë Evropën që të mos i mbesin dy gurrë bashkë. Se si duken punërat koha afroj, Evropa siç është ndarë më dysh, të cilat njëra me tjatërën s’janë besnikër, dhe na hera rahin të poshtin njëra tjatërën, pra dhe Shqipëria po bëhet copa copa për hirën e kësaj dipllomatie që po rjeth midis këtyre mbretërive ku shkelen tërë ato të drejta natyrale të së ngratës Shqipëri, ndonëse nuk dimë të drejtën e punrave politike se si rjedhin në konferencën e ambasadorëve të Londrës, po si ç’i shohim nër shtyllat e shtypit mbetemi fort të dëshpëruar dhe themi me gojë plot se e drejta dhe realizmi prej botës së qytetëruar paska fluturuar se këto dy virtute qenë shtylla për njerëzinë që duan të rojnë në botë, se munges e tyre mundon e dobëton atë njerëzi pa fuqi e pa krahë që t’i ndihjë për të mprojtur enteresat e veta: kshu po pëson dhe kombi shqipëtar, se sot po i miren më të mirët vënde si: Prishtina, Ipeku, Prizreni, Gjakova, Kallkandeleni, Gjilani, Velçetrini dhe Mitrovica… Këto vise për fat të keq të Shqipërisë po ndodhen nën flamur të Sërbisë, e cila dëshëron t’i ketë robër njerëzinë’ e këtyre viseve fjesht shqipëtarë ku s’ka as një të drejtë ndo pas istorisë, ndo pas ethnografisë. Sërbia me të vërtet i do po Evropa, a më mirë bot’ e qytetëruar s’duhet verbërisht dhe pa kqyrur e pa marë nën vërejtje gjithë dokumentet që janë shesh do etnografi, donësë paleontollok, ku të rëmohet dheu me mijëra vjeç do të dalin eshtëra shqipëtari, pa kemi shpresë që Evropa nuk do të dojë që t’ja lerë tërë Sërbisë, se ata shqipëtarë që ndodhen n’ata vënde kurrë s’poshtërohen që t’i rinë rop sërbit, le të jenë sigur se do të lëftojnë gjer sa të mos mbetet frymë shqipëtari do muhamedani do të krishteri, dhe Sërbia në qoftë e zonja le t’i mbajë nën urdhër të saj. Në qoftë se kanë heshtur gjer më sot presin vendimet tuaj o Evropë, si do marin funt.

Me të përndarë shqipëtarët tutje tëhu mos pandehni se shuani zjarë në Ballkan jo, një mijë herë jo, përkundrazi po hithni vaj për të ndezur që të mos shuhet kurë dhe është frikë se mos hidhet nonjë shkëndijë midis jush, të përvëlohi dhe ju si Shqipëria. Erdhi koha të vërtetohet fjala e diplomatit të math Bismarkut, se gjer më sot ky zjar s’ka patur atë fuqi që të dalë jashtë vatrës së tija po për tanbi po zgjerohet pa masë si një shkëndijë në një pirk me kashtë ashtu do të ngjasë dhe nër ju, koha ato shënja po na tregon, se arsyeja e të drejtit kurrë s’humbet./Konica.al

 

Haki Glina

Kostancë

Liri e Shqipërisë”, 11 prill 1913

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Golgotha Shqiptare”, Si u gjet libri i holokaustit?

‘Serbët vranë 500 000 shqiptarë’