MENU
klinika

Vetvaret me lidhëset e këpucëve

Shqiptar i jep fund jetës brenda furgonit të policisë

05.12.2021 - 14:50

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku raportohet se një i burgosur shqiptar është vetëvrarë brenda furgonit të policisë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e enjte por është raportuar sot nga mediat helene.

Mësohet se shqiptari po transportohej nga spitali i Amfisës drejt burgut të Malandrinos.

38-vjeçari ka varur veten me lidhëset e këpucëve në dritaren e furgonit. Ai ishte transportuar në spital pasi kishte paraqitur probleme shëndetësore.

Shqiptari vuante dënimin për vepra të ndryshme penale, ndërkohë një hetim ka nisur për rastin.